
Grabitet shtëpia e Nancy Pelosit
Shtëpia e Nancy Pelosit, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA , ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e kësaj të premte .
Sipas raportimeve paraprake nga mediat ndërkombëtare bashkëshorti i saj Paul Pelosi, 82 vjeç është sulmuar nga grabitësit dhe ka përfunduar në spital. Ai ka marrë disa lëndime dhe një goditje në kokë por tani më gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar .
Autori i dyshuar i ngjarjes, një 42 vjeçar i identifikuar si David DePape është arrestuar nga policia .
Sipas policisë autori kishte hyrë në banesë dhe kur ka parë bashkëshortin e Pelosit ka bërtitur duke pyetur se ku është ajo vetë .
Objektivi i agresorit ishte vetë kryetarja e Dhomës së Përfaqësues megjithatë motivet e sulmit mbeten ende të paqarta .
Nancy Pelosi është një ndër politikanet më me ndikim në SHBA. Ajo u rizgjodh në një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021. Që prej vitit 1963 ajo është e martuar me bashkësohortin e saj, sipërmarrësin Paul Pelosi me të cilin ka 5 fëmijë .