Google zbulon pyetjet më të shpeshta për 2023-shin

Google ka bërë publik një përmbledhje mbi pyetjet më të shumta që janë shtruar në motorin e kërkimit për vitin 2023.

E sigurisht që dominoi lufta mes Hamasit dhe Izraelit. Të dhënat globale të Google, treguan se pyetjet mbi luftën u ndoqën  nga pyetjet në lidhje me tragjedinë e nëndetëses Titan në qershor, si dhe tërmetet shkatërruese në Siri dhe Turqi gjatë muajit shkurt.

Sa i takon personave, më i kërkuar në Google këtë vit ishte qendërmbrojtësi i Buffalo Bills, Damar Hamlin, pasi ky i fundit pësoi një atak në zemër gjatë një ndeshjeje në janar. Pas tij vjen aktori Jeremy Renner i cili i mbijetoi një aksidenti të rëndë me borëpastruese në fillim të vitit 2023.

Matthew Perry dhe këngëtarja Tina Turner futen gjithashtu në listën e kërkimeve për të famshmit që kanë ndërruar jetë.

Ndërsa në fushën e argëtimit, filmi “Barbie” dominoi këtë vit kërkimet nga bota e filmit, ndjekur nga “Oppenheimer” dhe “Jawan”.

Për muzikën, ka dominuar kërkimi për “Idol” të Joasobit, ndjekur nga Ajo ‘Try That in A Small Toën’ të Jason Aldean.