
Google “Alphabet” do të pushojë nga puna 12.000 punonjës
Kompania mëmë e Google, “Alphabet” ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 12,000 vende pune.
Drejtuesi i lartë I kompanisë, Sundar Pichai, ka njoftuar punonjësit e kompanisë duke thënë se është marrë një vendim I vështirë për përgatitur kompaninë për të ardhmen.
Sipas Pichai, kompania ka zgjeruar me shpejtësi numrin e punonjësve përgjatë viteve të fundit por tani më “Alphabet” po përballet me një realitet tjetër ekonomik nga ai i mëparshmi.
Pushimet nga puna në kompani prekin të gjitha ekipet duke nisur nga rekrutuesit dhe inxhinierët e duke vijuar deri tek rolet drejtuese në sektorë të ndryshëm.
Shkurtimet nga puna prej kompanisë mëmë të Google pasojnë një lëvizje të njëjtë që ndërmori kompania Microsoft.
Gjiganti i teknologjisë njoftoi më herët se do të pushonte nga puna rreth 10,000 punonjës.
Si Google ashtu edhe Microsoft kanë investuar shumë në burime të ndryshme mbi një fushë softuerike të njohur si inteligjenca artificiale gjeneruese.
*TiboNews