
Goditet doktori në mes të konferencës: Më ngacmove gruan 7 vite më parë
Kjo video ku shihet një bashkëshort i frustruar po thyen rrjetin. Por si është historia?
Ai futet në ambientet e një salle ku po zhvillohej një konferencë mjekësore. Një prej mjekëve thuhet se ka ngacmuar seksualisht bashkëshorten e burrit që u shfaq duke i bërtitur. Sipas tij kjo ka ndodhur 7 vite më parë dhe burri kishte pritur momentin për ta turpëruar në mes të të gjithëve.
Skena dramatike u zhvillua pikërisht në mes të Kolegjit vjetor Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), muajin e kaluar në Baltimore dhe burri i tërbuar u përball me mjekun ndërsa ai po qëndronte në një podium duke mbajtur një fjalim.
Burri e kapi mjekun nga këmisha dhe e goditi në fytyrë, duke i bërtitur: “Ti e di çfarë ke bërë!” Ti ke ngacmuar gruan time 7 vjet më parë në Nju Jork. Ti je ****ë!”
Dhe ai nuk u ndal me kaq. Burri e goditi përsëri doktorin dhe i bërtiti: “Ti je me fat që këtu jemi në Amerikë, sepse po të ishim në Brazil, do të të vrisja!”
Më pas ai u drejtua për në dalje me gruan e tij, por vazhdoi të bërtiste dhe të shikonte mjekun, i cili nuk u lëndua nga dy ‘grushtet’ që mori, por mbeti i shokuar. Ai njoftoi policinë ta largonin pa ngritur akuza, por të tjerët që pnë skenën u shokuan.
Doktorit nuk i është bërë emri publik, por raportohet se ai është një onkolog gjinekologjik në një spital të Nju Jorkut.
Organizatorët e konferencës ACOG lëshuan një deklaratë duke dënuar dhunën dhe duke i kërkuar falje kujtdo që është traumatizuar nga incidenti.