Gjyshja e Gomez i zbulon aksidentalisht pjesë nga jeta sentimentale

Selena Gomez ishte duke filmuar një tutorial për grim në TikTok, kur papritur gjyshja bëri një pyetje që lidhej me jetën e saj dashurore.
“Pra, çfarë u bë me atë djalë”-u dëgjua gjyshja prapa kamerës.

 

Në fillim, Gomez qëndroi në qetësi dhe vazhdoi të aplikonte make up në pjesën e buzëve dhe u përgjigj: “Uh, do t’jua them për një sekond”, më pas qeshi.
“Faleminderit Nana” shkroi në postimin e videos në TikTok
Ajo gjithashtu shtoi “Nuk kam fjalë” duke mos dhënë asnjë përgjigje nga ato që prisnin fansat.

 

Sidoqoftë, ndjekësit nuk janë ndalur me kaq.
“PO SELENA SI KE ECUR ME ATË DJALINN”
“Nana zbuloi sekretin”
“SELENA TI NUK MD TË NA LËSH PA NJË PËRGJIGJE”
Ishin këto disa nga komentet e tyre në video.

Megjithatë, është e paqartë se kujt i referohej Nana.
Gomez preu videon përpara se nana të vazhdonte me zbulimet e saj.