
Gjyqi i parë në Ukrainë për krim lufte
Një ushtar rus 21-vjeçar është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur, në gjyqin e parë për krime lufte në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
Vadim Shishimarin pranoi se kishte qëlluar një 62-vjeçar disa ditë pas fillimit të pushtimit.
Ai do të përballet me burg të përjetshëm. I burgosuri u soll në sallën e e gjyqit të Kievit me pranga, i rrethuar nga roje të armatosur rëndë.
Prokurorët thonë se Shishimarin komandonte një njësi në një divizion tankesh kur kreu krimin.
Ukraina deri më tani ka identifikuar më shumë se 10 000 krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia.