
Kur u krijua dhe si funksionon Gjykata e Hagës
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës u ngrit zyrtarisht në vitin 2002. E pavarur dhe e qëndrueshme kjo gjykatë u ngrit për të vënë përpara drejtësisë ata që akuzoheshin për krime të atilla që shqetësonin komunitetin ndërkombëtar si gjenocidi, krimet ndaj njerëzimit apo krimet e luftës.
Lexo gjithashtu: Kur u krijua dhe si funksionon Parlamenti Europian
Gjykata e Hagës është gjykatë e shkallës së fundit. Ajo vepron vetëm nëse një çështje nuk është hetuar apo gjykuar nga një gjykatë e shkallës kombëtare. Ajo mund të veprojë gjithashtu në rastet kur një shtet mund të përpiqet t’i japë imunitet një personi apo grupi të dyshuar, apo në rastet kur vende të caktuara kanë sistem të rrënuar gjyqësor.
Haga mund të hetojë dhe gjykojë persona dhe grupe nga shtetet, të cilat kanë ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare që e ngritën këtë gjykatë, ose nga shtete të cilat ia njohin juridiksionin.
Lexo gjithashtu: Kur u krijua dhe si funksionon NATO
Hetimet mund të nisin nga një prokuror me kërkesë për ratifikim nga shteti përkatës, por edhe pas autorizimit nga tre gjyqtarë të pavarur. Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara mundet gjithashtu të kërkojë hetim të veçantë pavarësisht nëse përfshin apo jo shtetin përkatës si palë në çështje.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.