Gjykata Kushtetuese zbulon simbolet e reja

Anëtarët e Gjykatës Kushetuese kanë miratuar së fundmi stemën dhe togën e re.

Por si është ajo?

Stema që do përdoret zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese përmban simbolin e Shqiponjës dykrenare me ngjyrë të artë ose të verdhë gold dhe të kuqe.

Mbi kokat e shqiponjës është vendosur përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në zemër të shqiponjës vendoset një medalje rrumbullake rreth e qark së cilës është shkruar Republika e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese dhe nën të modelohen gjethe të dushkut me ngjyrë jeshile, të cilat simbolizojnë fuqi, drejtësi dhe ndershmëri, në qendër të së cilës ngrihet mbi një sfond blu peshorja e drejtësisë. Në pjesën mbështetëse të peshores i gdhendur viti 1992.

Gjithashtu, e konceptuar nën të njëjtën frymë është edhe toga e re e trupës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila përmban elementet e Flamurit Kombëtar dhe njëkohësisht reflekton funksionin e lartë kushtetues, institucional, intelektual dhe shoqëror të gjyqtarëve kushtetues.