
Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e Presidentit Meta
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Presidentit Ilir Meta për të përjashtuar nga shqyrtimi i çështjes së shkarkimit të tij trupën gjykuese.
Gjykata e konsideroi kërkesën të pabazuar në Kushtetutë. Meta kishte ngritur pretendimin se 3 nga 7 anëtarët e gjykatës duhet të tërhiqeshin për konflikt interesi dhe ushtrim detyre përtej mandatit, por kjo u hodh poshtë.
Gjykata shqyrton vendimin e Kuvendit, i cili në qershor 2021 votoi me 104 vota “pro” shkarkimit të Presidentit me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke shkelur Kushtetutën.
Shkarkimi i Presidentit finalizohet nëse të paktën 5 anëtarë të Gjykatës vlerësojnë se ky akt është i drejtë, në të kundërtën Meta do të vijojë të mbajë postin deri në korrik, kur dhe i përfundon mandati.