Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite burg italianin që inskenoi vdekjen në Shqipëri

4 vite burg është dënimi i Gjykatës së Shkodrës për italianin Davide Pecorelli i cili inskenoi vdekjen e tij. Ndaj shtetasit italian rëndojnë akuzat për zjarrvënie, shkelje te kufijve shqiptarë si emigrant illegal si dhe pengim për zbardhjen e të vërtetës.

Mësohet se lidhur me ekstradimin e tij, do të mbahet një seancë dëgjimore në Gjykatën e Apelit të Perugias në datën 28 maj.

Kujtojmë se Davide Pecorelli inskenoi vdekjen e tij në Pukë në janar të vitit 2021, po në shtator 2023 ai u rishfaq shëndoshë e mire në Itali. Që të gjithë të besonin se kishte vdekjur ai dogji në Pukë makinën e marrë me qira brenda së cilës u gjetën eshtrat e një skeleti njeriu.

Mirëpo hetuesit italianë ranë në gjurmët e Pecorellit më 12 shtator 2021 kur tërhoqi dy herë shumat 250 euro pranë një bankomati në Romë. Pasi u kap nga policia në ishullin e Giglio ai iu tha prokurorëve se e kishte inskenuar vrasjen e tij për shkak të problemeve ekonomike.