Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Metës për Dvoranin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për Ardian Dvoranin, duke mbajtur në fuqi vendimin e GJKKO-së, për pushimin e hetimeve ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dvorani u kallëzua në nëntor të vitit 2019 nga Ilir Meta, i cili asokohe ishte president, për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore.