Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokati i Berishës kërkoi për heqjen e masës së sigurisë.

Por Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, masën aktuale të arrestit shtëpiak.

Vendimi:

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024,  te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Berisha pretendon se nuk ka kushte ligjore që të mbahet në këto kushte. Dhe se nuk ka mundësi që të ikë apo të prishë provat.

Pavarësisht pretendimeve betejën edhe në Gjykatën e Lartë e humbi.

Ish kryeministri Berisha përmes avokatit të tij ka të drejtë të revokojë masën në GJKKO- Gjykatën e Posaçme.

Sali Berisha ndodhet nën hetim me akuzat për korrupsion në lidhje me procedurën e privatizimit të ish-klubit Sportiv Partizani. Dyshohet se Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin të privatizojë ish-klubin sportiv.

Ndërkaq, SPAK ka vendosur të zgjasë afatet e hetimit edhe për 3 muaj dhe pritet që ky vendim i prokurorëve të miratohet nga gjykata.

Berisha nga ana tjetër deklaron se arrestimi i tij është tërësisht politik dhe se mbajtja në arrest shtëpie po bëhet me qëllim që t’i digjet mandati i deputetit të parlamentit shqiptar.