Gjykata e Lartë me kryetar të ri

Sokol Sadushi është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Lartë.

Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është vendosur që Sokol Sadushi që më parë mbante postin e zëvendëskryetarit tashmë të kalojë si kryetar i kësaj gjykate.

Sokol Sadushi është zgjedhur me 17 vota pro dhe 1 votë kundër.

Ndërkohë bëhet e ditur se në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor.