
Gjykata e lartë e BE-së vendos për përdorimin e të dhënave të telefonit
Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian vendosi që autoritetet kombëtare nuk mund të mbajnë të dhënat e telefonit në mënyrë të përgjithshme dhe pa dallim. Këto të dhëna mund të përdoren vetëm për të trajtuar disa krime shumë të rënda.
Në vitin 2015 Gjykata e Lartë vendosi për një çështje të ngritur në Irlandë, ku një burrë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje apeloi, duke thënë se gjykata e shkallës së parë kishte pranuar gabimisht të dhënat dhe vendndodhjen e thirrjeve telefonike si provë.
Gjykata e Drejtësisë e BE-së me qendër në Luksemburg tha se i takon një gjykatë kombëtare të vendosë nëse provat lejohen.
Disa rrethana, si krimi i rëndë i konsideruar si një kërcënim për sigurinë kombëtare, mund të justifikojë mbajtjen e të dhënave, por vetëm në një shtrirje më të ngushtë ose për një kohë të kufizuar.
Vendimi pason një tjetër nga GJED-ja vitin e kaluar që zbuloi se të dhëna të tilla mund të përdoren për “të luftuar krimin e rëndë ose për të parandaluar kërcënimet serioze ndaj sigurisë publike”.