Gjykata e Apelit të Tiranës në kolaps, 20 mijë dosje kanë mbetur stok

16 vite i duhet të presë një qytetari për të marrë zgjidhje në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Shkak për këtë situatë është mungesa e gjyqtarëve si pasojë shkarkimit nga vetingu, por edhe stoku i çështjeve të bartura nder vite. Ky problem ka dalë nga raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor deri në fund  2021, ku në Apelin e kryeqytetin stoku arrin 17 mijë dosje. Por situata është rënduar më shumë deri në fund të muajit prill ku sipas të dhënave zyrtarë nga kjo gjykatë stoku ka arritur në rreth 20 mijë çështje.Aktualisht në Apelin e Tiranës ushtrojnë detyrën 8 gjyqtarë nga 31 që duhet të ketë në organikë.