Gjukanoviç: “Ballkani i Hapur”, projekt për të zhdukur Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, e cilëson projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë kontrovers” dhe skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian.

Sipas Gjukanoviç Ballkani nuk ka nevojë për këtë, por ka nevojë për anëtarësim në BE.

Ai vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.

Gjukanoviç ka thënë se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE.

*Tibo News