
“Gjuha shqipe në arsimin grek”, Xhaçka: E diskutuam me Dendias
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë publike detaje të reja për takimin e saj në Tiranë me homologun grek Nikos Dendias. Një nga temat kryesore që është diskutuar gjatë, sipas ministres Xhaçka, ka qenë edhe e drejta e fëmijëve shqiptarë në Greqi për të mësuar gjuhën e nënës dhe për tu njohur me kulturën shqiptare në sistemin arsimor grek. Duke u ndalur tek dokumentet e rregullta për shqiptarët në Greqi, ministrja u shprehe se kjo varet nga rregullorja që ka secili shtet përkatës.
Një tjetër bisedë mes tyre ka qenë për çështjen e detit me Greqinë. Gjatë fjalës së saj Xhaçka tha se kjo është një çështje e cila nuk ka lidhje vetëm me presidentin e Republikës, por me përgatitjen e të dyja vendeve për të gjetur kompromis. Një tjetër temë delikate ishte edhe heqja e ligjit të luftës dhe çështja çame. Ministri i jashtëm grek Dendias iu përgjigj me kërcënime vullnetit të ministres Xhaçka. Për Dendias “çështja çame nuk ekziston”.