Gjuha Shqipe me fjalor të shtuar

Vazhdon puna për hartimin e fjalorit të zgjeruar të Gjuhës Shqipe.

Grupet e punës po punojnë për seleksionimin e fjalëve të duhura për secilin përdorim.

Në fakt Ishin parashikuar të mblidheshin 100.000 mijë fjalë, megjithatë puna kërkimore e gjuhëtarëve do reflektojë në fjalor rreth 120 mijë fjalë, mes tyre 3000 mijë nga arbëreshët, të cilët do pasqyrohen në këtë botim. “Nga 260 pak a shumë jemi rrotull 120 mijë fjalë dhe jemi në fazën e hartimit të fjalësit. Jemi në fazën e shpjegimit të fjalëve.”

Drafti i pari i punës voluminoze pritet të botohet online në fund të këtij viti, i cili njëkohësisht do përshtatet për të funksionuar si fjalor online i gjuhës shqipe, ndërsa në versionin e shkruar pritet të dalë në vitin 2025.

Fjalori i ri është një projekt midis Akademisë së Shkëncave dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës, gjithashu marrin pjesë edhe gjuhëtarë nga Maqedonia e Veriut.

Fjalori i ri do botohet në vitin 2025, ndërsa i fundit fjalor i madh i Gjuhës Shqipe është ai i realizuar në vitin 2002.