Gjuha sekrete e martesës

Jo të gjithë e kemi të njohur termin “gjuha sekrete e dashurisë”, ndaj TikTok-u na ka ndihmuar me këtë pjesë duke e bërë virale dhe të njohur për të gjithë.

E përmbledhur shkurt dhe saktë gjuha sekrete e dashurisë përfshin të gjitha nofkat që një çift përdor në komunikimin mes tyre.

Pra, përdorimi i fjalëve përkëdhelëse, gjuhë fëmijësh që shoqërohet me hollim zëri, apo të tjera forma të komunikimit janë pjesë e këtij sekreti.

Doktoresha Valerie Fridland, sociologe që ka shkruar “Like, Literally, Dude: Arguing for the Good in Bad English”, ka cituar:

“Njerëzit gjithmonë i referohen njëri-tjetrit me disa zakone linguistike. Sa më shumë të rrish me dikë, aq më shumë gjuha e tyre bëhet unike. Gjuha është mënyra më e rëndësishme e komunikimit dhe sigurisht që do kthehet në mënyrë për të komunikuar në çift”.

Në TikTok janë bërë shumë trend videot mes çifteve të cilët kanë treguar detaje të gjuhës sekrete duke marrë shumë komente nga ndjekësit. Më shumë se 33 milionë video janë publikuar në këtë hashtag.