
Gjithçka që duhet të dini për antibiotikët
Antibiotikët kanë një gamë të gjerë përdorimesh. Por, përpara se të supozoni se antibiotiku është shëruesi i përgjithshëm për çdo problem që na shqetëson, shihni këto rekoandime nga mjeku.
1. Kur keni nevojë për një antibiotik?
Antibiotikët janë në disa forma: më shpesh pilula, por edhe formula të lëngshme. Ato janë medikamente që luftojnë bakteret në mënrë që të parandalojnë përhapjen e infeksionit bakterial.
2. A duhet receta për të marrë antibiotik?
Antibiotikët merren gjithmonë me përshkrim nga mjeku/ja dhe është e nevojshme të ndiqen rekomandimet e tij/saj me përpikmëri. Po ashtu, duhet patur parasysh që antibiotikët nuk ndërveprojnë me medikamente të tjera dhe nuk duhet të kombinohen me alkool.
3. A ka sëmundje që antibiotikët nuk mund t’i shërojnë?
Antibiotikët janë të dobishëm dhe një ndihmesë për të forcuar sistemin imunitar, por jo një kurë e përgjithshme. Ato nuk funksionojnë në të gjitha infeksionet virale apo infeksionet kërpudhore. Kjo është një arsye se përse nuk duhet të marrim antibiotikë pa u rekomanduar me një mjek/e specialist/e.
4. A kanë antibiotikët efekte anësore?
Ashtu si të gjitha medikamentet e tjera edhe antibiotiku ka rrezik për efekte anësore. Mjekët sugjerojnë që të merret pas ushqimit dhe nëse mjekimi merret sipas këshillave të mjekut është e mundur të mos ketë asnjë efekt anësor.
5. A duhet të vazhdoni të merrni antibiotikun edhe nëse ndiheni më mirë?
Trajtimi me antibiotik zakonisht zgjat disa ditë dhe megjithëse mund të filloni të ndiheni mirë pas 24-48 orët e para, nuk duhet të ndërpritet. Kjo sepse kur një mjek/e jep një antibiotik të caktuar, ai synon të trajtojë një infeksion specifik dhe është e rëndësishme që të merret i gjithi siç është rekomanduar.