Gjiknuri pas deklaratës së Ahmetaj: Për të do shkruaj kur të dal në pension

Ish-zëvendës/kryeministri Arben Ahmetaj është shfaqur së fundmi në një prej televizioneve shqiptare me mjaft akuza për qeverinë Rama. Në një prej deklaratave të tij ai tha se Damian Gjiknuri u nga detyra si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste pasi i kishte dalë në mbrojtje atij.

Pjesë nga deklarata e Ahmetaj:

“Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm”.

 Ndërkaq, i pyetur për gazetarët gjatë prononcimit për median si bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore Gjiknuri tha se e vërteta e atij debati do të ishte objekt i librit të tij me kujtime

“Shpjegimet e mija i kam dhënë atëherë në sekretari. Kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia”.