Gjigandi japonez SoftBank shqetëson tregun e teknologjisë për humbjet

Aksionet e grupit ndërkombëtar japonez të pronave të paluajtshme, SoftBank, ranë këtë javë duke ngjallur shqetësime për tregun në Azinë Lindore.

Investitorët u tronditën kur “Fondi Vision” i huadhënësit më të madh japonez raportoi një tjetër bilanc me humbje të rënda për tremujorin e tretë në radhë.

Krahu i investimeve pati humbje prej rreth 10 miliardë dollarësh gjatë tre muajve deri më 30 shtator.

Pas këtij raportimi aksionet e SoftBank ranë me 13% duke shkuar në gjendjen më të ulët në më shumë se dy vjet e gjysmë.

Ekspertët e ekonomisë fajësuan për këtë rënie, tërheqjen nga plani për të riblerë aksionet e humbura në treg gjatë periudhës së pandemisë. Aksione si për shembull në platformën Alibaba të Kinës.

Javën e shkuar, SoftBank njoftoi tërheqjen nga plani për të shpenzuar rreth 2.9 miliardë dollarë për blerjen e këtyre aksioneve.

Më parë lëvizje të tilla e kishin ndihmuar kompaninë të fitonte më shumë se 40% të vlerës së aksioneve që nga muaji tetor.

Specialistët e tregut theksuan gjithashtu shqetësime për një luhatje më të gjerë në aksionet e kompanisë në tregun e teknologjisë dhe elektronikës.

SoftBank ka qenë një nga grupet që ka mbështetur më shumë me hua kompanitë e teknologjisë për t’u rimëkëmbur nga pandemia.

*Tibo News.