
Gjermania: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock shprehet se duhet të nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo thekson se tani është koha për të mbështetur Ballkanin Perëndimor drejt rrugës për në BE, ndërsa shton se duhet mbajtur premtimi dhe të nisin negociatat që sipas saj janë të vonuara.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot për të diskutuar mbi agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimin e gjerë.