Gjermania pranë bllokimit të “Telegram”

Gjermania po sheh mundësinë e bllokimit të aplikacionit të mesazheve, “Telegram”. Kjo për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe teorive të konspiracionit.  Aplikacioni ka injoruar vazhdimisht thirrjet për të ndaluar grupimet anti vaksinave si dhe të tjera përmbajtje të ngjashme.

Debati për “Telegram” lind në kohën kur Bundestagu gjerman do mblidhet për të diskutuar nëse vaksinat anti-Covid duhet të kthehen të detyrueshme. Në javët e fundit, Gjermania u përfshi nga protesta të dhunshme për shkak të kësaj teme.

Një prej aplikacioneve që po përdoret për të bashkuar protestuesit kundër vaksinës është pikërisht Telegram. Ministrja e Brendshme e Gjermanisë ka propozuar se nëse Telegram nuk i bindet rregullave të reja, qeveria mund të gjobisë por edhe ta ndalojë plotësisht Telegramin. Kjo do e bënte Gjermaninë vendin e parë Perëndimor që do e bllokojnte këtë aplikacion për përdoruesit e saj .