
Gjermania paralajmëron sanksione për Iranin
Ministrja e Jashtme gjermane ka bërë thirrje për veprim kundër zyrtarëve që janë përgjegjës për shtypjen e dhunshme të protestave në Iran. Baerbock tha se Gjermania do të sigurojë që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione. Sipas ministres, ata që rrahin gratë dhe vajzat në rrugë, po qëndrojnë në anën e gabuar të historisë.
Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të vendosin për sanksionet më 17 tetor.