
Gjermania ofron 100 mld euro për Bundeswehr-in
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria gjermane donte të modernizonte Bundeswehr-in me 100 miliardë euro. Sesa e nevojshme është kjo, bëhet e qartë gjithnjë e më shumë. Ushtria gjermane u përball me një tjetër skandal, pas publikimit të lajmeve gjatë fundjavës se gjatë një stërvitjeje me tanket e saj më të mirë Puma, asnjë i vetmi nuk rezultoi në funksion.
Opozita konservatore u hodh shpejt në sulm kundër qeverisë duke e akuzuar për keqmenaxhim të Bundeswehr-it nga Kancelari Olaf Scholz, veçanërisht nën kontrollin e Ministres së Mbrojtjes.