Gjermania ligj për punësimin e ballkanasve, hiqen disa kushte

Qeveria gjermane miratoi projektligjin e ri për emigracionin dhe kryesisht për punësimin.

Qeveria parashikon dyfishim të kontingjentit të rregullores për Ballkanin Perëndimor.

Gjermania synon të lejojë mbi 50 mijë punëtorë nga Ballkani Perëndimor që të shkojnë për të punuar në Gjermani.

Ministri gjerman i Punës veçoi punonjës nga vendet e Ballkanit Perëndimor: nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia të cilët do të kenë qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht kualifikimit që kanë.

Kushtet për vizën e punës janë:

Kontratë pune e rregullt në Gjermani.

Nuk nevojiten njohuri të veçanta të gjuhës gjermane.

Qeveria pritet të publikojë të plotë rregulloren.

*Tibo News