
Gjermania hap dyert për moshat nën 35 vjeç
Ministri gjerman federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani.
“Karta e shanseve“ do të jetë gati në vjeshtë, do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere: Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç. Kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë „Kartën e shanseve”.