
Gjermania “e kënaqur” me klimën e integrimit të emigrantëve
Barometri i integrimit dëshmon se shoqëria gjermane është gjithnjë e më pozitive ndaj integrimit të imigrantëve. Por grupe të caktuara migrantësh ende përjetojnë diskriminime në punë dhe arsim. As fluksi i ri i refugjatëve nga Ukraina, e as kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia nuk e ka dëmtuar klimën integruese të migrantëve në Gjermani.
Përkundrazi: Barometri i integrimit, që u prezantua të mërkurën nga Këshilli i Ekspertëve të Integrimit në Berlin, flet për një trend të qartë: “Klima e integrimit në Gjermani po rezulton të jashtëzakonisht e qëndrueshme.”