Gjermania do të lehtësojë proceduat e marrjes së nënshtetësisë

Gjermania po punon për të lehtësuar mundësitë e marrjes së nënshtetësisë me synim integrimin e shpejtë të emigrantëve që jetojnë atje.

Sipas Ministrisë së Brendshme në Berlin tani më vendi do të lejojë edhe shtetësinë e dyfishtë.

Projektligji pritet që të paraqitet së shpejti për miratim duke qënë se lehtësimi I marrjes së nënshtetësisë gjermane ka qenë edhe një ndër premtimet e kancelarit actual Olaf Scholz.

Sipas rregullave të reja të propozuara qytetarët mund të aplikojnë për të marrë nënshtetësinë gjermane pas 5 viteve qëndrim nga 8 vite që ishte më parë.

Një elementë i veçantë i kësaj rregulloreje është që personat të cilët dëshmojnë se janë integruar mirë mund të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë edhe pas tre vitesh qëndrim.

Fëmijët e lindur në Gjermani do të bëhen automatikisht shtetas nëse njëri prej prindërve të tyre emigrantë ka jetuar ligjërisht në vend për të paktën pesë vjet.

Ministria e Brendshme planifikon të lehtësojë edhe kërkesat gjuhësore për emigrantët e moshuar të cilët kërkojnë të marrin nënshtetësinë gjermane.

Kjo lëvizje e Gjermanisë vjen pasi vendi po përballet aktualisht me mungesë të punonjësve në industri të ndryshme.