Gjermania do të dyfishojë numrin e punëtorëve pa kualifikime nga Ballkani Perëndimor

Gjermania do të ndryshojë Rregulloren për Bqallkanin Perëndimor, ku parashikohet dyfishimi i numrit të punëtorëve që mund të vijnë nga këto vende dhe të gjejnë punë në Gjermani. Gjermania ka nevojë për punëtorë gati në çdo fushë.

Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imigrimin e punëtorëve të pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në të ardhmen, në vend të 25.000 punëtorëve, numri do të dyfishohet në 50.000 punëtorë pa kuaflifikime të cilët brenda një viti mund të vijnë në Gjermani.