
Gjermania dhe Spanja nuk heqin dorë nga gazsjellësi MidCat
Berlini dhe Madridi duan të vazhdojë ndërtimi i gazsjellësit MidCat, kurse Franca bën rezistencë. Gjermania dhe Spanja nuk heqin dorë. Qeveritë e të dy vendeve po rrisin presionin për të bindur Francën, se mbarimi i ndërtimit të një gazsjellësi europian Jug- Veri që kalon nëpër Pirene është me rëndësi.
Deri tani presidenti francez Emmanuel Macron e ka kundërshtuar projektin duke thënë, se nuk ia vlen si ekonomikisht ashtu dhe nga pikëpamja e politikës së mjedisit.