
Gjermania: Çështja Kosovë- Serbi të mos jetë më “mollë sherri” në rajon
Qarqe qeveritare nga Berlini thanë se tashmë ka ardhur “momenti i së vërtetës” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se prej tyre pritet që të nxjerrin mësimet nga realiteti i ri, i krijuar që nga invazioni rus në Ukrainë.
Sidomos në adresë të Kosovës dhe Serbisë priten të dëgjohen mesazhe të qarta.
Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që dy vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.