
Gjermania alokon €60 miliardë për të luftuar ndryshimet klimaterike
Qeveria gjermane ka planifikuar 60 miliardë euro buxhet për të luftuar ndryshimet klimaterike.
Buxheti, i kaluar unanimisht nga kabineti i Kancelarit Olaf Scholz, bën pjesë në projektin madhor që synon ta zhvendosë ekonominë gjermane drejt së gjelbrës.
Miliarda euro do të përdoren për të mbështetur me kredi federale landet e ndryshme gjermane në projektet e rinovimit të energjisë, transportit publik dhe ndërmarrjeve. Në këtë mënyrë është shtyrë më tej limiti i borxheve vendosur më parë për qeveritë lokale.
Planet e përgjithshme të koalicionit qeverisës së Scholz parashikojnë ndërtimin e sa më shumë pikave të karikimit për makinat elektrike, digjitalizimin e ekonomisë.
Një pjesë e buxhetit prej 60 miliardë eurosh do të sigurohet direkt prej të ashtuquajturave eko-taksa, si taksa ndaj emetimit të karbonit apo ndotjes së mjedisit.
Gjermania u godit në muajin korrik nga përmbytje katastrofike të cilat lanë mbi 100 të vdekur dhe dëme të jashtëzakonshme në landet veriperëndimore. Përmbytjet iu faturuan ndryshimeve klimaterike.