AlbanianEnglish

Gjërat që duhet të bëni dhe s’duhet të bëni që në mëngjes

Çdo kush prej nesh ka rutinën e vet të mëngjesit, mirëpo disa gjëra duhen eliminuar nga rutina juaj.

  1. Mos e planifikoni ditën tuaj që në mëngjes

Në vend të kësaj, bëni një listë të detyrave një natë më parë. Kjo të ndihmon të realizosh një sërë gjërash.

Një, do të flesh më mirë.

Gjithashtu, ju ndihmon që mos të humbisni kohë në mëngjes.

Para se të përfundoni ditën tuaj, rendisni gjërat që do të bëni ditën e nesërme.

  1. Mos merrni vendime të parëndësishme.

Ju gjatë ditës do t’ju duhet të merrni shumë vendime. Mirëpo, duhet të shqyrtoni me kujdes vetëm çështjet që ju interesojnë pasi ato të panevojshmet do t’ju shpërqendrojnë.

  1. Mos harroni të ushtroheni.

Hulumtimet tregojnë se vetëm 20 minuta ushtrime, ju ndihmojnë të jeni aktivë për 12 orët e ardhshme.

Gjithashtu do të jeni në një humor më të mirë.

  1. Mos harroni të përfshini proteina në vaktin tuaj të parë.

Tim Ferriss rekomandon konsumimin e 30 gram proteinave brenda 30 minutave pas zgjimit.

Pse? Proteina tenton të mbajë nivelet e sheqerit në gjak më të qëndrueshme.

Gjithashtu, mos harro të pini edhe një gotë ujë sapo të zgjoheni.

  1. Bëni pushim

Ne jemi të fokusuar në punë vetëm në 90 deri 120 minutat e parë. Më pas, trupi dhe truri ynë ka nevojë për 15 deri në 20 minuta pushim.

  1. Mos i qëndroni “besnik” të njëjtës rutinë të mëngjesit.

Për të qenë produktiv, nuk mund të bësh atë që ke bërë gjithmonë.

Herë pas here, merrni disa minuta për të vlerësuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo gjatë rutinës tuaj në mëngjes. Dhe më pas përshtateni sipas nevojës.

Sepse çelësi është të bëni atë që ju bën më të suksesshëm.

You don't have permission to register