Gjërat mes Bad Bunny dhe Kendall Jenner po bëhen “serioze”

Duket se gjërat po bëhen serioze midis Kendall Jenner dhe Bad Bunny-t. Burime për “Us Weekly” tregojnë se ndjenjat e modeles për këngëtarin “kanë filluar të rriten”.

“Gjërat nuk janë zyrtare mes Kendall dhe Bad Bunny-t, por ata po e shohin njëri-tjetrin rregullisht dhe po e njohin njëri-tjetrin më mirë. Kendall e vlerëson mënyrën se si e trajton me respekt dhe e bën atë të qeshë” ka thënë burimi.

Gjithçka filloi me një artikull në “Cosmopolitan”, ku pretendohej se modelja u pa duke u puthur me muzikantin në një klub në Los Angeles.

“Pra, po zbuloj se ishin Kendall Jenner dhe Bad Bunny. Kam dëshmitarë në vendngjarje që e panë të largohej nga klubi. Ky klub privat. Ishte Bird Street Club në Los Angeles”, tha menaxhuesi i faqes.

Ai vazhdoi, duke pretenduar se “Kendall u largua nga klubi, hipi në makinën e saj, por 2 minuta më vonë ata përfunduan në makinën e Bad Bunny”.

Kujtojmë se Kendall u nda me të dashurin e saj Devin Booker, në nëntor 2022.