
Gjeni i Neandertalit arsyeja pse disa grupe etnike e vuajnë më shumë Covid-in
Një studim i ri thotë se gjenet e Neandertalit që mbronin njerëzit nga lija mund të jenë arsyeja pse disa grupe etnike janë më të rrezikuara nga Covid.
Gjatë gjithë pandemisë, popullsia e Azisë së Jugut ka qenë më në rrezik nga Covid-i, edhe kur merren parasysh faktorë si varfëria, vendet e punës dhe kushtet e jetesës.
Dr. Hugo Zeberg, i Institutit ‘Max Planck’ për Antropologjinë Evolucionare në Gjermani, tregoi se gjenet e mutuara të trashëguara nga Neandertalët dyfishojnë rrezikun e Covid-it të rëndë.
Rreth gjysma e aziatikëve jugorë bartin mutacione, krahasuar me një të pestën e evropianëve.
Studimi zbuloi se këto gjene ulin rrezikun e HIV-it me rreth 27%, duke sugjeruar se do të parandalonin gjithashtu sëmundje të tjera që hyjnë në qeliza në të njëjtën mënyrë, si lija.
Disa njerëz sëmuren rëndë kur infektohen me koronavirus, ndërsa të tjerët kanë vetëm simptoma të lehta ose nuk kanë fare.
Përveç faktorëve të njohur të rrezikut, si mosha dhe sëmundje të tjera, gjenet e mutuara gjithashtu kontribuojnë në shanset për të përfunduar me një infeksion të rëndë.
Njerëzit me mutacionin e Neandertalit në kromozomin tre kanë më pak receptorë të cilët HIV i përdor për të hyrë në qelizat njerëzore, të njëjtën metodë infektimi si lija, kështu që studiuesit besojnë se mutacioni mund të ketë ndodhur mijëra vjet më parë për t’u mbrojtur kundër virusit vdekjeprurës.
Hulumtimi u botua në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.