Gjendet ‘zgjidhja’ për çiftet në distancë

Teknologjia thotë fjalën e fundit, edhe pse të shumtë mund të mos jenë dakord me shpikjet e saj.

Por buzët prej silikoni duket se i japin zgjidhje lidhjeve në distancë, pasi përmes tyre mund t’i dërgosh puthje të dashurit që ndodhet larg.

Pajisja kineze reklamohet si një mënyrë për të lejuar çiftet në distanca të gjata të ndajnë intimitetin fizik sikur të ishin afër.

E pajisur me sensorë ‘presioni’  dhe aktivizues, pajisja thuhet se është në gjendje të imitojë një puthje të vërtetë duke krijuar presionin, lëvizjen dhe temperaturën e buzëve të përdoruesit.

Mund të transmetojë edhe tingullin që lëshon përdoruesi gjithashtu.

Kjo  pajisje po shkakton bujë në mesin e përdoruesve kinezë të mediave sociale, të cilët kanë reaguar  në forma të ndryshme. Disa thonë është vulgare, e të tjerëve iu duket interesante. Të tjerë shprehin shqetësimin se të miturit mund ta blejnë dhe ta përdorin atë fshehurazi prindërve, duke krijuar edhe varësi. Ju si mendoni?

*Tibo News