Gjendet trupi i pajetë i recepsionistit të vrarë në Dhërmi

Është gjendur trupi i pajetë i recepsionistit Eraldo Nevruzi 31 vjeç, i cili dyshohet të jetë vrarë në Dhërmi. 31 vjeçari punonte si recepsionist në hotelin “Greccia” në Dhërmi.

Mësohet se trupi i pajetë i 31-vjeçarit u gjet në një gurore në zonën malore të Gjipesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatën mes 5 dhe 6 Qershorit.

Autori i identifikuar nga policia, Gerald Shehu, e vrau me pistoletë dhe i zhduku trupin. Për këtë ai u ndihmua edhe nga dy punonjës të tjerë të hotelit, Daniel Qosja dhe 30-vjeçari David Larti, të dy banues në Korçë, të cilët janë arrestuar nga policia.

43-vjeçari, pasi kreu vrasjen u arratis drejt Greqisë dhe u kap pasditen e djeshme në ishullin e Korfuzit në Greqi.

Ai u kap teksa po shkonte në aeroport për të mbërritur më pas drejt Britanisë së Madhe. Gerald Shehu është i pajisur me dokumentacion të rregullt britanik.

Arsyet e krimit të rëndë ende nuk janë bërë me dije, ndërkohë dihet që viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu kanë patur njohje mes tyre.