
Gjendet rrjedhja e katërt në tubacionet Nord Stream
Roja bregdetare e Suedisë tha të enjten se kishte zbuluar një rrjedhje të katërt gazi në tubacionet e dëmtuara Nord Stream në fillim të kësaj jave.
Bashkimi Evropian dyshon se pas rrjedhjeve në tubacionet nënujore ruse drejt Evropës qëndron sabotimi dhe ka premtuar një përgjigje “të fuqishme” ndaj çdo ndërprerjeje të qëllimshme të infrastrukturës së saj energjetike.
Rrjedhja e raportuar të enjten është e dyta e gjetur në ujërat suedeze, ndërsa dy të tjera u zbuluan në ujërat daneze.
Ndërsa asnjë tubacion nuk ishte në përdorim në kohën e shpërthimeve të dyshuara, ato ishin të mbushura me gaz që nga e hëna.
“Ka dy zona të emetimit në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë, më i madhi mbi Nord Stream 1 dhe një më i vogël nga Nord Stream 2”, tha rojet bregdetare suedeze në një deklaratë.
Distanca midis dy rrjedhjeve ishte rreth 1.8 km.
Autoritetet daneze kanë raportuar gjithashtu një vrimë në secilin nga dy seksionet e gazsjellësit në zonën e tyre ekskluzive ekonomike.
*TiboNews