Gjenden trupat e pajetë të dy grave dhe 3 fëmijëve, arrestohet një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada ku një 29- vjeçar akuzohet për vrasjen e 5 personave. 29-vjeçari u arrestua pasi ka djegur 3 fëmijë në një makinë dhe ka vrarë dy gra në provincën e Manitoba.

“I arrestuari dhe pesë personat e vdekur besohet se janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha policia kanadeze në një deklaratë.

Trupi i një gruaje u zbulua përgjatë një rruge në qytetin e Carman.

Më pak se dy orë më vonë u gjet makina e djegur me trupat e tre fëmijëve dhe, pak kohë më vonë, në një shtëpi u gjet trupi i një gruaje të dytë.