
Gjenden dokumente sekrete të presidentit Biden
Gjenden sërish dokumente të reja të klasifikuara nga ndihmësit e presidentit amerikan Joe Biden dhe diçka e tillë ka sjellë rritje të sikletit politik brenda Shtëpisë së Bardhë.
Ky është një episod i përsëritur pasi më herët dokumentet e para sekret u gjetën në në zyrë private në Uashington që Biden e përdorte dikur.
Presidenti amerikan ka reagut më herët i befasuar kur mësoi për ekzistencën e tyre.
Kjo çështje është tani më nën shqyrtim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Nuk është ende e qartë se kur dhe ku u gjetën dokumentat e reja të presidentit amerikan.
Në dosjen e parë prej rreth 10 dokumentesh që u zbuluan në Nëntor në Qendrën “Penn Biden”, një institut pranë Shtëpisë së Bardhë, por që dolën në dritë vetëm këtë javë përfshijnë të dhëna të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritet amerikane po nisin hetimet ndaj presidentit dhe familjes së tij.
Ligji kërkon që të gjitha të dhënat e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë ato të klasifikuara, t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar të SHBA-së.
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se avokatët e Biden njoftuan arkivat sapo gjetën materialet e klasifikuara.
Gushtin e kaluar, agjentët e FBI kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida dhe sekuestruan më shumë se 10,000 dosje që Trump nuk i kishte dorëzuar në Arkivin Kombëtar.
*TiboNews