Gjenden 6 trupa të pajetë në një shtëpi, mes tyre 4 fëmijë

Sipas një deklarate të policisë,  gjashtë persona, katër fëmijë dhe dy të rritur u vranë në një shtëpi në periferi të Otavës në Barrhaven të mërkurën mbrëma. Policia gjeti gjashtë persona të vdekur dhe një të plagosur brenda shtëpisë.

Një mashkull u arrestua në vendin e ngjarjes rreth 15 kilometra në jug të qendrës së Otavës. Sipas informacioneve të policisë, nuk dihet lidhja e autorit me viktimat.

Policia dhe eksperti gjyqësor po punojnë për të identifikuar viktimat, por hetuesit besojnë se katër fëmijët janë anëtarë të së njëjtës familje.