
Gjashtë viktima nga sulmi me armë në Kaliforni
Gjashtë persona kanë humbur jetën nga një sulm me armë të hënën në Kaliforni ku mes tyre një foshnjë gjashtë muajsh dhe nëna e saj 17-vjecare.
Sipas raportimeve paraprake nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë autoritetet që po hetojnë këtë ngjarje, thuhet se vrasja ka ndodhur për shkak të konflikteve mbi lëndët narkotike.
Janë dy autor të dyshuar deri më tani sipas policisë e cila ka deklaruar se shtëpia ka qenë nën fokusin e tyre për kontroll pasi dyshohej për lëndë narkotike.
Gjithashtu policia thotë se në këtë ngjarje kriminale janë të përfshira banda të ndryshme kriminale.
Mjekësia ligjore ndodhet në vendngjarjen e krimit për të marrë më shumë prova të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
*TiboNews