Gjashtë rekordet e Cristiano Ronaldos që mund të mos thyhen kurrë

Emrin e futbollistit Cristiano Ronaldo, 38 vjeç e gjen prej kohësh në librat ku shënohen histori.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka prekur ndonjëherë fushën, ka thyer një mori rekordesh gjatë periudhës së tij prej dy dekadash në nivelet e larta të futbollit.

Dhe disa prej tyre do të kërkojnë një përpjekje monumentale nga lojtarët e tjerë nëse do t’i hiqen ikonës portugeze.

Le të zbulojmë  gjashtë rekordet e Ronaldos që mund të mos thyhen kurrë.

-I vetmi lojtar që ka shënuar mbi 50 gola në sezonet konsekutive. Kjo u arrit nga Ronaldo kur ai ishte me Real Madridin. Në 6 sezonet Ronaldo shënoi respektivisht 53, 60, 55, 51, 61 dhe 51 gola ndërmjet 2010/11 dhe 2015/16.

-I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë se 10 gola në shtatë sezone të Champions League.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 140-11 përpara Messit me 129.

-Më së shumti gola në futbollin ndërkombëtar. Ronaldo ka shënuar 122 gola në 198 paraqitje për Portugalinë që nga debutimi i tij në vitin 2003.

-Lojtari i vetëm që ka shënuar mbi 60 gola në katër vite kalendarik radhazi

Midis 2011 dhe 2014, Ronaldo shënoi 60, 63, 69 dhe 61 gola gjatë çdo viti kalendarik.

Ecuria mori fund kur ai në mënyrë të dhimbshme ra tre gola më pak në 2015.

Messi mban rekordin për më shumë gola të shënuar në një vit kalendarik me 91 për Barcelonën dhe Argjentinën në 2012.

-Ka marrë së shumti çmime të Këpucës së Artë Evropiane. Këpuca e Artë Evropiane i jepet lojtarit me më shumë gola në ligë në një sezon në ligat kryesore në Evropë.

-Ronaldo është lojtari i vetëm në histori që ka fituar çdo trofe në dy klube të ndryshme, konkretisht me Manchester United dhe me Real Madrid.