Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio “kapen” në një hotel në Paris

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid duket se janë zhvendosur në Paris këto ditë. Supermodelja ndodhet në kryeqytetin francez për shkak të Javës së Modës në Paris, e mesa duket aktori nuk ka dashur ta lërë vetëm. Disa foto ekskluzive janë publikuar së fundmi nga TMZ ku duket Gigi teksa mbërrin në hotelin ku është vendosur dhe Leo i cili largohet nga i njëjti hotel në orën 1 të mëngjesit. Mesa duket gjërat po shkojnë mjaft mirë midis Gigit dhe Leos përderisa kanë vendosur të shoqërohen edhe në kryqytetin francez.

Në fillim të muajit shtator u përfol se Leo i kishte hedhur “sytë tek Gigi” që pas ndarjes nga Camila Morrone. Hadid, nga ana tjetër, më parë pati një marrëdhënie afatgjatë me Zayn Malik . Dyshja u takuan dhe u ndanë pas disa vitesh lidhje në tetor 2021. Dyshja gjithashtu kanë dhe një vajzë 2-vjeçare të quajtur Khai.