Gërdeci, SPAK kërkon të pyetet Fatmir Mediu në seancën e 21 shkurtit

SPAK ka kërkuar që të marrë në pyetje ish ministrin Fatmir Mediu, ndërkohë që seanca e radhës në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit të m bahet më 21 shkurt.

Teksa mbante një deklaratë për mediat, Fatmir Mediu tha se dëshmitarët nuk duhet të pyeten, ndërkohë që po komentonte edhe për mos paraqitjen e ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha.

Mediu shtoi duke thënë se ka pritur mbi 16 vite që të pyetet nga Prokuroria.

Pjesë nga deklarata e Fatmir Mediut:

“Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj Procesi i demtonimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen me fushën e veprimtarisë së Ministrisë.  Sa i përket pyetjes time, do konsultohem me avokatët e mi. Unë kam pritur mbi 16 vjet që të pyetem nga prokuroria. Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që secili të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë”.