Gërdeci, Gjykata Kushtetuese nuk kalon për shqyrtim çështjen e Mediut

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim çështjen e Gërdecit për Fatmir Mediun. Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet për shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në fshatin Gërdec në vitin 2008. Mediu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në prill të këtij viti për të ankimuar vendimi e Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar më herët rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen Gërdeci. Shpërthimi në vitin 2008, shkaktoi 26 viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa afro 250 të tjerë mbetën të plagosur.