Gerard Piqué reagon për herë të parë pas ndarjes nga Shakira

Gerard Pique ka thyer heshtjen pas ndarjes së bujshme me Shakirën, duke i thënë se “të dy kanë përgjegjësitë e tyre dhe përpiqen të bëjnë atë që është më e mira për fëmijët e tyre”. Pique, 36, dhe superylli latin 46-vjeçar kanë dy fëmijë: djemtë, Milan 10 dhe Sasha 8 vjeç.

“Mbrojtja e tyre, kjo është puna e të gjithë prindërve me fëmijë. Kjo është ajo në të cilën jam fokusuar dhe ky është roli im si baba,”- tha futbollisti.

Atleti, i cili doli publikisht me të dashurën 23-vjeçare Clara Chia Martí vitin e kaluar, tha se po ndihet shumë i lumtur aktualisht.

“Unë vazhdoj të bëj atë që dua”, shtoi ai. “Ditën që të vdes, do të shikoj prapa dhe shpresoj se kam bërë gjithmonë atë që kam dashur. Dua të jem besnik ndaj vetes. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim.“

Pique shtoi se njerëzit që i do dhe kujdeset për ta, e njohin. Pjesa tjetër nuk është e rëndësishme për të. Pique e harxhon energjinë e tij për të qenë me njerëzit e zemrës dhe duke u dhënë atyre atë që mundet. Ka pasur ndryshime në jetën e tij kohëve të fundit, por ai ka ditur të ruajë lumturinë.

Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022 pas 11 vitesh së bashku. Edhe pse ndarja dukej miqësore në fillim, thashethemet për pabesinë e tij u shfaqën në tabloidë. Shakira nuk e fshehu dhimbjen e saj në shtyp.

Megjithatë, Shakira duket se po rimerr kontrollin e narrativës. Në fillim të këtij viti, ajo publikoi “BZRP Music Session #53”, i cili synonte ish-in dhe të dashurën e tij të re. Ka qenë në krye të top-listave për javë të tëra dhe është shpallur një himn ikonik i ndarjes.