
George W. Bush mesazh për 100-vjetorin e miqësisë
Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka përcjellë mesazhin e tij për vendosjen e 100-vjetorit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Mesazhi është lexuar në ceremoninë e 100-vjetorit të vendosjes së këtyre marrëdhënie nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.Bush është shprehur krenar që ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë në vitin 2007.
Në letrën e tij, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerëson traditat shqiptare si besën dhe mikpritjen.